E sulmon qeni, “kryebashkiakja” merr plagë të rënda

05/09/2013 00:00

Kryebashkiakja e një qyteti të vogël në Alaskë ndodhet e shtruar me plagë të shumta në spital, pasi u sulmua nga një qen.

Bëhet fjalë për kryebashkiaken e qytezës Talkeetna të quajtur Stubbs, një mace 16-vjeçare ngjyrë të purpurt. Felini “u zgjodh” nga ata pak banorë si “kryebashkiake” 15 vite më parë dhe që prej asaj kohe mbante këtë post.

Stubbs u sulmua mëngjesin e së shtunës nga një qen. Ajo është dërguar menjëherë tek veterineri nga i zoti për të marrë mjekimin përkatës.

Talkeetna është një qytezë e vogël në skajet veriore të Alaskës e banuar nga disa qindra banorë, që refuzojnë të zgjedhin një kryebashkiak dhe si shenjë e kësaj, 15 vite më parë “emëruan” macen.

Top Channel