Në vijim të sekuestrimeve të ndërtimeve pa leje apo me dokumentacion të
falsifikuar në qytetin e Vlorës ka vijuar operacioni i nisur prej disa
vitesh.

Sipas një njoftimi të Policisë së Vlorës, është vendosur masa e sigurise sekuestro preventive për një objekt 180 metra katrore brenda oborrit te shkolles se mesme “Ali Demi” në Vlorë, objekt qe ishte ne ndertim e siper nga nje kompani private.

Nderkohe jane referuar ne prokurori 150 raste te ndertimeve pa leje. Gjithashtu nga këto për 10 raste të referuara për veprat penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Fallsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim pa leje” pas përfundimit të hetimeve nga policia dhe pas kërkesave të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë Gjykata ka vendosur sekuestrimin e tokave dhe Ndërtimeve të paligjshme të cilat kapin vlerën mbi 30 milion euro.

Drejtoria e Policise se Vlores tregon edhe listen e sekuestrimeve. Ato jane 1700 meter ndertim ne zonen e Ujit te Ftohte. 87 mije e 634 truall, kullote ne komunen shushice, 12 366 neter truall ne komunen qender, 2 168 meter truall ne lagjen 24 maji ne qytet, te gjitha keto te perfituara ne menyre te jashteligjshme. Gjithashtu eshte sekuestruar edhe nje pallat me siperfaqe 1200 meter katrore ne lagjen “Pavaresia”, nje tjeter pallat 500 meter katrore ne vendin e quajtur 3 Racat ne qytetin e Vlores, nje tjeter ndertim ne zonen prane portit me siperfaqe 169 metra katrore. 20 039 netra katrore truall ne Pyllin e Sodes. Procedim penal ka nisur edhe ndaj institucioneve qe kishin per detyre ndalimin e ndertimeve pa leje. Keto aksione vijne ne nje kohe kur Qeveria e re, qe pret te votebesohet ne Kuvend ka deklaruar si prioritet disiplinimin urbanistik dhe goditjen e ndertimeve pa leje. Nje fenomen qe ka qene i ndjeshem prej 8 vjetesh por qe se fundmi po merr nje pergjigjie veçanerisht ne qarkun e Vlores.

Top Channel