Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Ekzistojnë të paktën 320 mijë llojë të reja virusesh që qarkullojnë mes kafshëve dhe që presin të zbulohen nga njeriu.
Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga Qendra për Infeksione dhe Imunitet në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas këtij studimi, identifikimi i këtyre viruseve, sidomos të atyre që mund të barten tek njerëzit, mund të ndihmojë në parandalimin e epidemive të ardhshme. Shkencëtarët thonë se 70 përqind e viruseve që infektojnë njerëzit vijnë nga kafshët, ndaj studimi është tejet i rëndësishëm.
Në studim u mor një Lakuriq Nate ku gjetën mbi 60 llojë virusesh të pa hasur më parë. Sipas tyre, hetimi i viruseve të reja që gjenden tek kafshët kushton rreth 6 mld dollarë, por kjo shifër është shumë e vogël po të krahasohet me shumën që do të duhej për t’u përballur me një epidemi.
Top Channel