Prokuroria e Tiranës i kërkoi Gjykatës Penale ta shpallë fajtor
ish-gjyqtarin e Shkallës së Parë Durres Neritan Tabakun dhe ta dënojë
atë me tre vjet burgim dhe ndalim të të drejtës për të ushtruar
funksione publike përgjate pesë viteve.

Për prokurorin që hetoi këtë cështje Julian Zonja, ish-gjyqtari Tabaku, duke mos zbardhur brenda afatit vendimin per te pandehurin Ilir Xhakja, jo vetem ka cenuar interesat e shtetit, por ka dëmtuar edhe imazhin e drejtesise tek publiku.

“Fakti që gjyqtari nuk dorëzoi vendimin e dhënë prej tij, u bë edhe një fakt publik, pasi opinioni publik u informua nga mediat dhe ndodhi në një kohë kur i gjykuari prej tij dyshohej si autor i krimit të rëndë, vrasjen e komisarit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj. Si rezultat i kësaj dëmtohet imazhi i sistemit gjyqësor në opinionin publik, duke dëmtuar besimin e publikut tek gjykatat dhe sistemi i drejtësisë”, tha prokurori.

Në pretencen e tij, prokurori i tha gjykates se i pandehuri e ka vonuar me dashje mos zbardhjen e vendimit.Ndersa duke ju referuar faktit më të fundit, ku Gjykata e Apelit pak kohe me pare e shpalli te pafajshem Ilir Xhakjen per vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, prokurori kembenguli se ky fakt nuk ka lidhje me akuzen ndaj Tabakut. Kjo pasi Tabaku  nuk ka qene ndonjehere nen hetim nga Prokuroria per dhenie pafajesie ndaj xhakjes, por vetem per mos zbardhje te vendimit brenda afateve. Duke qene se avokati kerkoi kohe te pergatitet gjyqtari Bujar Krasniqi e shtyu procesin pas dy javesh.
 

Top Channel