18 vjet në kërkim të drejtësisë

04/09/2013 00:00

Hasan Buci ishte 40 vjeç kur fitoi me një vendim të formës së prerë të
drejten për t’ju kthyer shuma prej 10 mije e 900 lekësh nga ndërmarrja
Pyjore e Dibrës.

Sot ai eshte 58 vjeç dhe kur kanë kaluar 18 vjet nga marrja e këtij vendimi, ai është lufton për ekzekutimin e tij.

“As për 18 ditë nuk do të isha lodhur për këto para, por tani unë dua të di a ka drejtësi në këtë vend apo nuk ka. Gjykata Kushtetuese më ka dhënë të drejtë, përmbarimi nuk e zbaton”, tregon Buci.

Në kushtet kur pergjate ketyre viteve as Permbarimi Shteteror dhe as ndermarrja ne fjale nuk i jane bindur vendimit te Gjykates, Buci ju drejtua edhe Kushtetueses, e cila i dha te drejte duke u shprehur se qytetarit i jane shkelur te drejtat nga moszbatimi prej institucioneve te vendimit gjyqesor qe mban daten 11 korrik 1995.

“Gjyqi vendosi që Ndërmarrja Pyjore të më shlyente 3 për qindëshin. Unë vendimin e çova në Përmbarim, por prej asaj kohe më kanë sorrollatur sa andej-këndej”, thotë Buci.

Pavaresisht se per kete çeshtje eshte investuar edhe Gjykata Kushtetuese, as vendimi i saj nuk pati forcë t’i binde institucionet e per kete Hasan Buci, se bashku me avokatin mbrojtes Sulejman Cakoni kane hapur serish proces ne Gjykaten e Tiranes, ne menyre qe kjo e fundit te urdheroje permbarimin dhe ndermarrjen Pyjore qe t’i binden gjykates.

“Unë nuk di një histori të tillë të ketë ndodhur në këto 50 vitet e fundit”, thotë avokati.

“Dua atë që më takon. Edhe 18 vjet të tjera po më dha Zoti jetë do t’i çoj letrat deri në Strasburg dhe në Këshillin e Europës”, thotë Buci.

Tashme ai ka shpenzuar shume kohe dhe para neper gjyqe, per te fituar shumen modeste që i takon. Por tashme ai thote se kjo nuk eshte me nje çeshtje parash, por nje sfide e jetes se tij per te kerkuar drejtesine si nje fitore morale.

Top Channel