Meta takohet me Reeker: SHBA, partner jetik

03/09/2013 00:00

Gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, kreu i LSI-së, Ilir Meta u takua me zv.ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Zoti Meta tha se zgjedhjet e 23 qershorit përmbushen standartet dhe sollën ndryshimin që pritej nga shumica e qytetarëve shqiptarë dhe se roli i SHBA-ve ishte shumë jetik për transparencën e plotë të zgjedhjeve.

Nga ana e tij, z.Reeker vlerësoi në mënyrë të veçantë faktin se Shqipëria kaloi me sukses testin për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, si një premisë e rëndësishme për të avancuar më tej më drejt reformave strukturore, institucionale dhe ekonomike që i duhen vendit për të njohur një zhvillim të qëndrueshem drejt rrugëtimit në BE.

Reeker tha se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë jo vetëm në planin strategjik, por edhe në funksion të rritjes së marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, si dhe investimeve amerikane në vend.

Ndërkohë, kreu i ardhshëm i Parlamentit theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë çdo vendim qe SHBA dhe aleatet e saj do te marrin ne lidhje me çështjen e Sirisë.

Top Channel