Qeveria vazhdon të transferojë në seri pronat publike tek privatët në
ditët e saj të fundit në detyrë. Top Channel ka mësuar se listës së
gjatë të pasurive publike, që u janë kaluar privatëve i është shtuar
edhe një tjetër objekt, ai i parkut të automjeteve në Ministrinë e
Brendshme.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe 550 metër katrorë, e cila është dhënë me qera për 20 vjet për ambiente shërbimi. Vendimi është marrë muajin e kaluar, ndërkaq në zonë privatët kanë nisur të ndërtojnë.

Në pjesën fundore të parkut ka përfunduar së ndërtuari një objekt, ndërkohë qe vijohet me ritme të shpejta ndërtimi i një tjetri. Punonjës të këtij parku deklaruan, në kushtet e anonimatit, se brenda në park janë prerë disa pemë ndërkohë gjatë gjithë natës një eskavator ka kryer gërmime.

Zyrtarisht Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë asnjë informacion për transferimin e kësaj prone dhe as emrin e subjektit që e ka marrë atë, edhe pse ne rruge informale mesohet se ai eshte i aferm i zyrtareve te larte te Ministrise se Brendshme.

Ditet e fundit Qeveria ka bere transferimin edhe te nje sere pronash te tjera publike ne duart e privative. Pak dite me pare u be publike dhenie me qira afatgjate e konviktiti te shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja ne Tirane, si dhe shitja e kabinave te plazhit ne Divjake. Keto vendime jane kontestuar me force nga Partia Socialiste e cila premton se nder vendimet e para te qeverise se re do te jene pikerisht anulimi i ketyre vendimeve.

Top Channel