Britani, futboll në oborrin e mbretëreshës

03/09/2013 20:20

Për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, futbolli do të luhet në kopshtin e famshëm që ka pritur lidera shtetesh ndër shekuj dhe ku janë përcaktuar fate kombesh, luftë e paqe, në atë përpara pallatin të mbretëreshës në “Buckingham Palace”.

Autorizimin, siç e parashikojnë rregullat, e dha vetë Mbretëresha, pasi kërkesën ia parashtroi vetë Princi William, nipi i saj.

Ky lëshim nga rregullat striktë të jetës në pallatin mbretëror bëhet me rastin e festimit të 150-vjetorit të themelimit të Federatës Angleze të Futbollit.

Ende nuk është e qartë se cilët do të jenë futbollistët që do të marrin pjesë në këtë ndeshje unike, por besohet se do të përfshihen edhe futbollistë të kombëtares apo ikona si David Beckham.

Të gjitha fitimet e këtij takimi të veçantë do të dërgohen për bamirësi.

Top Channel