Berat, qëlloi kunatën, në pranga agresori

03/09/2013 00:00

Dhuna në familje ka qene shkaku i arrestimit të një personi ne qarkun e
Beratit. Viktimë e dhunes ka qene një grua 40-vjeçare, e cila është
dhunuar fizikisht nga kunati i saj.

Burime zyrtare të Drejtoris së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se u bë arrestimi i Sulo Przeshta, 50 vjec, lindur dhe banues në qytetin e Kucovës. Arrestimi i tij sipas burimeve të policisë u bë pas kallzimit të bërë nga 40 vjecarja me inicialet V.B, banuese në fshatin Tapi, të komunës Perondi, në Kucovës, pasi ajo ka akuzuar kunatin e saj për ushtrim dhune në familje pas grindjeve të here pas hershme mes tyre.

Menjëherë pas marrjes së këtij denoncimi policia arrestoi 50-vjeçarin, dhe po punon për të zbardhur motivet e plota të kësaj ngjarje.

Top Channel