Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Në botë jetojnë 1.426 miliarderë, por vetëm 29 prej tyre janë më pak se 40 vjeç.
Në top-listën e “baby-miliarderëve” janë dy themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhe tre nga katër ideatorët e Facebook, Mark Zuckerberg, Eduardo Saverin dhe Dustin Moskovitz.
Ja dhe renditja e 10 miliarderëve:
Larry Page. Bashkëthemelues dhe njëkohësisht administrator i deleguar i Google, ka një pasuri prej 17.4 miliardë eurosh.
Sergey Brin. Në vend të dytë pozicionohet Sergey Brin, bashkëthemelues i motorit të kërkimit që ka një pasuri prej 17.2 miliardë eurosh. Në ditët e fundit emri i 39-vjeçarit ka zaptuar faqet e para të gazetave për shkak të fundit të marrëdhënies me bashkëshorten e tij Anne Wojcicki, me të cilën ka dy fëmijë.
Mark Zuckerberg. Në vendin më të ulët të podiumit vendoset Mark Zuckerberg, administrator i deleguar i Facebook. 28-vjeçari vendosi të kuotonte në bursë “krijesën” e tij në maj 2012 dhe sot ka një pasuri prej 10 miliardë eurosh.
Alejandro Santo Domingo Davalia. I biri i manjatit të birrës Julio Mario Santo Domingo, 37-vjeçari është administrator i Quadrant Capital Advisors, anëtar i këshillit administrativ të ‘Metropolitan Museum of Art’ në New Jork dhe ka një pasuri prej 8.8 miliardë euro.
Gruaja e parë në top-ten është kinezja Hylyan Yang, e pesta në klasifikimin e përgjithshëm. E bija e themeluesit të perandorisë imobiliare Country Garden Holdings, 31-vjeçarja ka një pasuri prej 4.3 miliardë eurosh.
Në vendin e gjashtë gjejmë Scott Duncan, i biri i Dan Duncan, themelues i “Enterprise Products Partners”, lideri amerikano-verior i shërbimeve energjitike për prodhuesit dhe konsumatorët e gazit natyror, naftës së papërpunuar, produkteve të rafinuara dhe petrolkimikës. 30-vjeçari ka një pasuri prej 3.5 miliardë dollarë.
Vendi i shtatë shkon për amerikanin Dustin Moskovitz, një nga themeluesit e Facebook që gëzon 7.7 për qind të aksioneve të rrjetit social më të famshëm në botë. 28-vjeçari ka një pasuri prej 2.8 miliardë dollarë.
Në vendin e tetë është John Arnold, 38-vjeçari amerikan që pas një kariere të suksesshme si menaxher, në maj 2012 vendosi të braktisë çdo aktivitet për t’iu përkushtuar filantropisë. Pasuria e tij është 2.11 miliardë euro.
E nënta është Yvonne Bauer, sipërmarrëse gjermane që zotëron 85 për qind të “Bauer Media Group”, kolos mediatik që publikon 570 revista në 16 vende të botës. Pasuria e 35-vjeçares: 1.81 miliardë euro.
E mbyll listën Eduardo Saverin, një tjetër themelues i Facebook dhe ish-shoku i ngushtë i Zuckerberg. 30-vjeçari sot jeton në Singapor, investon në start-up dhe ka një pasuri prej 1.66 miliardë eurosh.
Top Channel