Aksidenti tragjik i mori jetën dy vogëlushëve/ Durrësi në zi, protestë në heshtje para Bashkisë: Merrni masa Agjentët e antikrimit të Krujës kanë mundur të zbardhin vrasjen e
ndodhur mëngjesin e së dielës në Fushë-Krujë dhe janë vënë në kërkim të
dy vëllezërve që duket se janë hakmarrë për vrasjen e vëllait të tyre në
burg nga viktima.
Lulzim Shera nga fshati Zeze i Krujes eshte vrare ne nje atentat. Ngjarja kriminale ndodhi ne qender te qytetit te Fushe-Krujes prane nje furre buke ku, sipas policise lokale, viktima kishte shkuar per te marre furnizimin ditor per dyqanin e tij ne fshat.
Mbi viktimen eshte qelluar me bresheri automatiku, ndersa atentatori dhe bashkepunetori i tij jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Ne mbremje policia deklaroi se ka shpallur ne kerkim 29-vjeçarin Altin Baku, i dyshuar si ekzekutor ne bashkepunim me Skender Bakun. Nga hetimi i rastit rezulton se viktima Lulezim Shera 46 vjecc gjate kohes kur kryente denimin prej 8 vitesh heqje lirie ka vrare shokun e tij te dhomes ne burg, vella i dy te kerkuarve per ekzekutimin e tij.
Shera atehere ishte pothuajse ne perfundim te denimit te dhene nga gjykata pasi u gjet fajtor per vetevrasjen e nje vajze te re. Viktima u denua dhe per krimin brenda ne qeli me 13 vite te tjera burg, ne total 21 vite. Pas identifikimit te autoreve, policia eshte vene ne kerkim te tyre dhe ne veprim per dokumentimin e plote te ketij krimi te rende qe rikthen fenomenin e gjakmarrjes edhe kur organet e drejtesise e kane dhene denimin per krimin e kryer.
Top Channel