Pavarësisht masave që mori policia gjatë verës për të ulur numrin e
krimeve të rënda, korriku dhe gushti rezultuan të ishin muaj
problematikë për gjendjen e rendit në vend. 

22 të vrarë me armë zjarri, pa llogaritur tre viktimat e dy ditëve të fundit, risolli edhe njëherë situatën e  vështirë për të mbajtur nën kontroll krimet e rënda, sidomos atë të vrasjes.

Pavaresisht se shoqeria u trondit nga vrasjet ne familje, sidomos ekzekutimin e grave edhe ekzekutimet për motive hakmarrjeje nuk u ndalën. Krimi i vrasjes ka ndodhur në shifra të barabarta në të gjitha qarqet e vendit, duke përjashtuar atë të Gjirokastrës, e cila regjistron jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit pak vrasje.

Qarqet me dendesi popullsie te larte Tirana, Durresi, Shkodra apo dhe Vlora jane goditur nga ekzekutimet, te cilat gjate hetimeve hamendesohen se mund te jene kryer me pagese, per vete menyren edhe si kane ndodhur, apo per perfeksionin e vrasesve ne vendin e ngjarjes duke mos lene prova.

Pavaresisht se shifrat e zbulueshmerise ngelen te larta, ne asnje rast te ekzekutimeve, qe kane gjashte ne numer, nuk ka patur ndonje perparim ne hetime. Grupet e ngritura edhe me perfaqesues te prokurorise se krimeve te rendas, nuk kane patur shume mundesi hulumtimi, kjo per shkak edhe te provave minimale ne vendngjarje.

As balistika nuk i ka dhene dot ndonje ndihme, pasi armet e perdorura, ne me se shumti te rasteve kane kryer qitje per here te pare gjate këtyre vrasjeve. Dilema e mungeses se autoreve ne keto vrasje mbetet nese vete policia eshte ne nje pergjumjeje ne pritje te ndryshimit te politikave te rendit, dhe drejtuesve te saj, apo se kemi te bejme me nje krim disa hapa perpara ruajtesve te ligjit.

Top Channel