Klori bën fëmijët alergjikë

02/09/2013 00:00

Nënat të cilat notojnë gjatë periudhës së shtatzënisë rrisin rrezikun që fëmija të vuajë nga alergjitë. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë shkencëtarët britanikë.

Sipas tyre, klori që gjendet në pishina është një nga faktorët e rritjes së alergjive tek fëmijët në 50 vitet e fundit, ndërsa faktori kryesor është “higjiena e tepërt” me të cilën rriten fëmijët e sotëm duke bërë që sistemi i tyre imunitar të mos njohë bakteret e reja.

Dermatologu John McFadden u shpreh: “Nuk e dimë ende shkakun. Nuk kemi vërtetuar asgjë dhe nuk po themi që pishinat janë përgjegjëse, por dimë me siguri se ekspozimi ndaj klorit është rritur në 50 vitet e fundit.”

“Për këtë arsye i rekomandojmë nënave që presin fëmijë që të ekspozohen sa më pak ndaj kimikateve”, shtoi McFadden.

Top Channel