Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit bëri me dije se ka hapur një hetim penal kundër ish-presidentit Morsi, me dyshimin e urdhëruesve të vrasjes së protestuesve.
Akuzat lidhen me protestat e dhunshme që ndodhën në jashtë pallatit presidencial në Kajro në muajin dhjetor, kur të paktën shtatë persona mbetën të vrarë në përballje.
14 anëtarë të tjerë të Vëllazërië Muslimane do të përballen me një proces gjyqësor për të njëjtën akuzë.
Morsi mbahet në një vend të panjohur që prej grushtit ushtarak që e largoi nga pushteti në muajin korrik.
Ndaj tij ishin ngritur një numër akuzash, por kjo është hera e parë që një institucion zyrtar konfirmoi se një proces hetimi ka ndodhur kundër tij.
Hetimi ndaj Morsit vjen në një moment në të cilin mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane kanë pushtuar rrugët, në manifestime masive kundër heqjes me dhunë nga pushteti të presidentit të zgjedhur me votë.
Si rrjedhojë e shtypjes së dhunshme të këtyre protestave nga ana e ushtrisë, disa qindra egjiptianë kanë humbur jetën.
Top Channel