Një drejtues automjeti i shpëtoi mrekullisht vdekjes kur pa shkëputjen e një shkëmbi gjigant në anë të rrugës, por që fatmirësisht ndaloi pak centimetra larg gazetës.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Tajvanit dhe gjithcka është regjistruar nga një kamera amatore. Në të shihet qartë fillimisht përplasja e dheut mbi makinën duke e zhvendosur atë për pak metra, e në fund shkëmbi i stërmadh që qeth automjetin.

Rrëshqitja ndodhi pas shiut të dendur që ka përfshirë prej ditësh vendin e vogël ishullor, reshje që i kanë marrë jetën të paktën 3 personave.

Top Channel