Një prej objekteve të kultit në Qarkun e Beratit, Xhamia Rroshnikut, e cila daton në vitin 1672 e ndërtuar nga Mehmet Quqërilliu është në fazë degradimi.

Muret prej guri kanë filluar të dëmtohen ndërsa dyert e dritaret nuk ekzistojnë më, ndërsa në disa pjesë të brendshme të xhamisë kanë arritur të ruhen ende disa shkrime në gjuhën arabe të cilat janë dëshmi edhe për datën e ndërtimit të saj.

Fitim Mimani, kreu i shoqatës kulturore të Qyqërllinjëve ka treguar se si nga dita në ditë  ky objekt po shkatërrohet. Sipas tij dikush kërkon të përfitojë nga shkatërrimi dhe shembja e këtij objekti.

Top Channel