Hyn në fuqi “paketa civile”

01/09/2013 15:20

Në 1 shtator hyn në fuqi paketa civile, e cila kaloi në parlament majin e shkuar.

Ministri i Drejtesisë, Eduart Halimi, gjatë një njoftimi në rrjetet sociale deklaroi se me ane te kesaj pakete, me shume se 30 mije qytetare ne vit nuk do te shkojne me ne gjykate per te kerkuar deshmine e trashegimise, por do ta perfitojne kete sherbim ne pak minuta nga noteri.

Nderkohe, kjo pakete, ne lehtesirat e saj i jep mundesine qytetareve qe kane fituar nje proces gjyqesor te mos shkojne serish ne gjykate per te filluar nje tjeter proces, ate te leshimit te urdherit te ekzekutimit.

Kjo lloj procedure pushon se ekzistuari. Sipas ministrit Halimi, reforma civile qe hyn te dielen e pare te shtatorit ne fuqi ndihmon ne rritjen e eficenses se sistemit gjyqesor, duke eleminuar muajt e pritjes per daljen e dates  se gjyqit apo zvarritjen me vite ne Gjykaten e Apelit dhe Gjykaten e Larte.

Gjyqtaret do te kene me pak procese, ndaj trupat gjykuese mendohet se do te shkurtojne  kohen e gjykimit per kedo qe i drejtohet gjykates.

Hyrja e kesaj pakete ne fuqi eshte siguri e shtuar edhe per sistemin bankar i cili do te kete mundesi te ekzekutoj  me shpejt kredite e keqija; do te mund te kontrolloj online se cfare ben permbaruesi me ceshtjen e tyre si dhe te siguroj kolateralin.

Top Channel