Kostot përgjysmojnë mbjelljet, fermeri ul sipërfaqen nga 180 në 80 hektarë dhe shkëmben silazhin me lopë
Konsumatorët do të paguajnë një çmim deri në dhjetë për qind më të lartë për kontrollin e detyrueshëm teknik të automjeteve.
Përmes një urdhëri të beftë ministri në ikje i Transporteve Sokol Olldashi ka vendosur rritjen e tarifave për kolaudimin, e cila varion nga tetë deri në dhjetë për qind sipas tipit të automjeteve. Sipas urdhërit, tarifa e kolaudimit për automjetet shkon nga 1800 në 1960 lekë.
Për automjetet nga 4+1 në 8+1 vende cmimi rritet nga 2500 në 2730 lekë, ndërsa për kamionët dhe mjetet e tjera më të mëdha tarifa do të jetë 2950 lekë. Tarifat e reja, të cilat hyjnë në fuqi në datën 6 shtator u marrin konsumatorëve shqiptar në total mbi 1 milionë dollarë shtesë në vit për kontrollin e detyrueshëm të mjeteve. Të ardhura që shkojnë për kompaninë koncesinare SGS, të cilës Qeveria i ka dhënë monopolin e mbrojtur me ligj të këtij shërbimi.
Top Channel