Kuçovë, përplasje mes përmbaruesve dhe familje

26/08/2013 00:00

Sërish tensione gjatë punës së përmbaruesve privatë. Mëngjesin e të
hënës lirimi i një objekti banimi në lagjen nr.1 në Kuçovë është kthyer
në përplasje fizike mes përmbaruesve privatë dhe banorëve. Përmbarimi me
një urdhër gjykate kërkoi lirimin e godinës, me qëllimin kthimin e saj
ish-pronarëve dhe zbatimin e vendimit.

Nga ana tjetër 20 familjet që prej vitesh jetojnë në këtë godinë, kundërshtuan vendimin dhe paralajmëruan se nuk pranojnë të nxirren nga banesat e tyre.

Në mbështetje të Përmbarimit shkuan forcat e policisë së Kuçovës, por banorët bllokuan rrugën dhe nuk lejuan  Përmbarimin të ekzekutonte vendimin. Për këtë arsye ekzekutimi i vendimit u shty për në datën 6 shtator.

Top Channel