Thethi një nga perlat turistike të alpeve shqiptare është shndërruar në
një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor në vendin tonë.

Perfundimi i punimeve në segmentin Bogë-Qafë Thorë pritet të lehtësojë edhe më shumë lëvizjen e për turistët, por edhe për rreth 5 mijë banorë të kësaj zone. Ndonese preferohet shume kryesisht nga turistet e huaj.Per te shkuar deri ne Theth ka qenë një sfidë e vështirë.

Pothuajse në 5 muaj të vitit ky segment rrugor i paasfaltuar bllokohet,duke izoluar banoret e zones.Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur rikosntruksionin e segmentit Boge -Qafe Thore ne nje gjatesi 11.2 kilometra, duke perfshire edhe zgjerimin e kthesave. Sipas kreut te Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci rruga do të pajiset me tabela orientuese për turistët që duan te vizitojne Parkun Kombetar te Thethit. Ky rikonstruksion pritet shkurtoje ne 10 minuta nga një ore e gjysmë qe kerkohej per ta pershkuar ate me pare. Punimet kane filluar ne prill te ketij viti dhe pritet te perfundojne ne nëntor te viti 2014. Synimi i FSHZH, tha Beci, eshte nxitja e zhvillimit te turizimit ne zonat bregdetare dhe ato malore.

Top Channel