Bisht në vend të “gjuhës”

23/08/2013 00:00

Një bisht për të shprehur atë që nuk thuhet me fjalë. Ideja e një grupi artistësh britanikë ka gjetur mbështetjen e uebsajtit Kickstarter dhe ndonëse është në fillesat e saj, ka ngjallur mjaft interes.

Bishti elektronik mund të përdoret nga njerëzit për të nxjerrë në pah anën e tyre më hokatare e të djallëzuar.

Bishti 62 centimetërsh kontrollohet me telekomandë e ka lëvizje energjike, dridhje apo lëkundje të lehta, ndërsa materiali i jashtëm përzgjidhet sipas dëshirës.

Top Channel