Vlorë, maskat tentojnë të grabisin pasagjerët

22/08/2013 00:00

Rikthehen grabitjet me armë dhe maska në rrugët e vendit.Dy persona me
maska kanë tentuar të grabisin me armë një furgon pasagjerësh të linjës
Vranisht- Vlorë mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas të dhënave të para mësohet se dy grabitësit pasi kanë shtënë 6-7 herë në ajër dhe nuk kanë mundur të ndalojnë automjetin i cili është larguar me shpejtësi janë arratisur në zonën e pyllit.

Policia e sinjalizuar nga pasagjerët, është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, ndërkohë që ngjarja ka terrorizuar pasagjerët dhe drejtuesin e furgonit, i cili i bën apel shteti që të parandalojë ngjarje të tilla.

Top Channel