Një video e një nëne që godet me grusht një djalë, i cili përplasi fëmijën e saj të vogël ndërkohë që po bënte numra me skejtbord, ka hapur një debat mbi faktin nëse gruaja kishte apo jo të drejtë të kryente këtë agresion.

Video tregon djalin që po ecën me shpejtësi me skejtbordin e tij kur papritmas përplas një djalë të vogël që i kishte zënë rrugën. Fëmija nis menjëherë të qajë dhe djali duket i tronditur nga aksidenti. Ai i kërkon falje një të afërmi të fëmijës, por në moment vjen nëna e të voglit.

“Përplase djalin tim sot, kur ka ditëlindjen?”, pyet gruaja e tërbuar dhe e shtyn me të dyja duart. Para se skejtbordisti të përgjigjet, ajo e godet me një të djathtë të fuqishme. Video përfundon këtu. 

Komentuesit online janë të ndarë për këtë veprim. Disa thonë se në një park plot me njerëz që ecin me skejtbord, nëna duhet të ishte më e kujdesshme për djalin e vogël.
“Me këtë video si provë, kjo nënë duhet të arrestohet për agresion dhe t’i jepet çmimi nëna më e keqe e vitit”, shkruan një nga komentuesit.

Ndërsa të tjerë thonë që sketbordisti duhet të ishte më i kujdesshëm për të parë rrugën përpara.

Top Channel