Plazhi rrethohet me tela me gjemba

21/08/2013 00:00

Një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, ende e pazbuluar nga
guidat turistike, është Rera e Hedhur  në fshatin Rrjoll të Velipojës në
Shkodër, në kufi me Shëngjinin.

Por pavarësisht se ketu nuk ka rruge makine, kohet e fundit kjo zone eshte rrethuar e gjitha nga shtylla betoni e tela me gjemba, duke nisur madje edhe ndertimet.

Me dhjetëra hektarë siperfaqe bregdeti, deri ne afersi te detit eshte rrethuar nga persona qe e konsiderojne zonen si prone private te tyren.

Rrethimet vazhdojne pergjate bregdetit deri ne 5 kilometra vije bregdetare nga rera e hedhur, deri ne afersi te fshatit Rrjoll.

Perveç rrethimeve qe te duket sikur ndodhesh ne nje zone ushtarake, ne kete vend ka nisur te shihen megjithse rralle  dhe ndertime te ndryshme. I ndodhur mes malit dhe detit e hapesira gjigante me rere e kane bere kete vend teper te lakmueshem per ndertime dhe uzurpime tokash. Akoma me me shume interes pritet te shihet kjo zone pasi pritet te nisë investimi ne te ardhmen dhe i rruges qe lidh fshatin Rrjoll me Shengjinin duke bere qe zona ne fjale te jete dhe surpriza me turizmit ne veri te vendit.

Top Channel