Spanjë, provim për muzikantët “ambulantë”

20/08/2013 00:00

Për t’i rënë veglave muzikore në sheshet e Madridit tashmë duhet të kalosh një “provim” dhe vetëm nëse e kalon atë mund të marrësh lejen për të qenë “muzikant ambulant”.

Kjo iniciativë do të nisë të zbatohet që nga muaji shtator si një shtesë e rregullores së kryeqytetit spanjoll për zonën e mbrojtjes akustike.

Kjo rregullore është aprovuar nga Këshilli Komunal madrilen në tetor të vitit 2012.

Top Channel