Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE, Balla: Pasqyron progresin e madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE
Një parcelë me kanabis sativa, vetëm pak kilometra nga Tirana është
zbuluar dhe asgjësuar ditën e enjte nga ana e policisë së kryeqytetit
përmes një operacioni të mirëorganizuar.
Në një parcelë të zbuluar në fshatin Lug të komunës Bërzhitë, pranë Përroit të Thanës, policia asgjësoi rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa vlera e të cilës, nëse do të arrihej të shitej shkonte në 600 mijë euro. Bima narkotike ishte ushqyer dhe vaditur siç duhet (këtë e tregonin më së miri edhe përmasat e saj që shpesh i kalonte 2 metra lartësi), pasi pranë parcelës ishte sajuar edhe një rezervuar me të cilin ujitej vazhdimisht.
Policia e Tiranës arrestoi shtetasit Xhemal dhe Astrit Murati 60 dhe 28 vjeç, si dhe 16-vjeçarin R.Murati, banorë të komunës Bërzhitë, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Top Channel