Janinë, grabitën bariun, në kërkim shqiptarët

15/08/2013 00:00

Katër shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia greke, pasi
dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë grabitën një bari në një fshat
të Janinës.

Ngjarja është shënuar ditën e djeshme, ndërsa 55-vjeçari Stavro Gramozi po shkonte në shtëpi me kopenë e bagëtive, rreth 400 krerë dhi. Dyshohet se 4 shqiptarët nën kërcënimin e armëve i kanë marrë rreth 170 kokë bagëti si dhe kanë marrë peng edhe çobanin shtetasin Stavro Gramozi deri në kufi, ku dhe e kanë braktisur.

Më pas bariu ka njoftuar policinë, e cila ka nisur krehjen e zonës ku rreth mesnatës mbi fshatin Biovizhdë të Komunës Çarshovë të rrethit Përmet janë konstatuar katër shtetasit e armatosur si dhe kopeja me dhi. Polica kufitare e Tre Urave u ka bërë thirrje të hedhin armët, por shtetasit e armatosur kanë hapur zjarr dhe janë tërhequr përsëri në thellësi të kufirit jeshil grek duke e braktisur kopenë me dhi. Ndërkohë operacioni për kapjen e tyre vijon.

Top Channel