Grupi i hetimit që po verifikon ngjarjen e një dite më parë në Tiranë ku
një vajze e re, A.Sulçe mbeti e plagosur ndërsa autori Agim Emini më
pas i dha fund jetës me një plumb në kokë, nuk e ka ende të qartë nëse
bëhet fjalë për një krim pasioni apo ka motive të tjera që çuan në këtë
tragjedi.

Nje burim i tha Top Channel se vajza ka punuar ne Maqedoni per nje periudhe kohe dhe rezulton te kete dale nga Qafe-Thana ne fillim te prillit 2013, dhe te kete hyre serish ne Shqiperi ne mes te korrikut.

21-vjeçarja Sulçe ka qenduar ne Maqedoni ku ka dyshime ende te pakonfirmuara se vajza ka punuar ne nje lokal nate pergjate ketyre tre muajve. Megjithate ende gjithçka eshte nen hetim thane burimet.

E plagosura aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak dhe mjeku kirurg qe e ka operuar ate thote per Top Channel se eshte jashte rreziku per jeten.

“Aktualisht gjendja e pacientes është e stabilizuar dhe nuk ka ndonjë rrezik për jetën. Vajza ishte qëlluar me armë zjarri dhe ishte dëmtuar në zorrën e hollë dhe në zorrën e trashë, si dhe në një veshkë”, tha mjeku Agron Dogjani.

Nga ana tjeter familjare te 52-vjeçarit erdhen nga Maqedonia në mesditë në morgun e Tiranes për të tërhequr trupin e Eminit. Asnjeri prej tyre nuk pranoi te komentoje te dhena qe mund te zbardhin raportin mes vajzes dhe Eminit, tetovarit i cili raportohet se kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu pasi rezulton si nje ish i denuar per lende narkotike.

Nga ana tjeter policia dhe prokuroria nuk kane marre ende ne pyetje 21-vjeçaren per te mesuar versionin e saj mbi ngjarjen qe ndodhi ne nje hotel prane rruges se Elbasanit, nderkohe qe te vetmet deshmi te fiksuara paraprakisht jane ato te deshmitareve okulare qe i thane policise se vajza dhe 52-vjeçari jane pare ne ambientin lokal te hotelit e me pas jane ngjitur per te marre nje dhome. Më tej nje deshmitare i tha policise se viktima e ka ndjekur vajzen ne korridor per ta vrare, e pasi e ka qelluar ate ka qelluar per vdekje edhe veten.

Top Channel