Ka çelur siparin në edicionin e saj të 7-të,festa e Birrës në Korcë. Ky
event i cili shënon edhe kulmin e sezonit turistik është hapur me
serenata, një pjesëmarrje rekord dhe shume surpriza.

Prej fillimit të saj e deri në mëngjes kur është mbyllur dita e pare e festes, të gjithë jane defryer duke kercyer, kenduar dhe duke shijuar gotat e birres.

Mbrëmjen e ka hapur kreu i bashkisë së Korcës Niko Peleshi, së bashku me amabasadorin e ri gjerman Hellmutt Hoffmann. Peleshi ka theksuar se megjithese ai nuk do të mund t’i kushtojë festes të njëjtën vëmendje per shkak te detyres se re, gjithsesi do të jetë prezent në cdo vit ku do të festohet.

“Festa e birrës vjen më e madhe se kurrë edhe sa i takon cilësisë dhe numrit të lartë të pjesëmarrësve. Jam i lumtur që ia dolëm për të prodhuar një aktivitet për të tërhequr turistë në qytetin tonë”, tha Peleshi.

Ambasadori gjerman gjithashtu ka pohuar se kjo është një festë për t’u admiruar. Ai eshte shprehur se e ka pritur me kenaqesi ftesen e kreut te bashkise ne kete feste birre, e cila sipas tij edhe pak pas fillimit dukej teper e kendshme. Me pas Z. Hoffmann duke uruar organizatoret per punen e mire, ka thene se do te jete kenaqesi per të të vije në festen e birres sa here t’i jepet mundesia.

Shqiptarë e të huaj bëhen pjesë e një feste unike ne Korçe, ku nderthuren birra e mire, muzika e perzgjedhur dhe disa prej gatimeve me te mira tradicionale.

Top Channel