Merkel, ‘mësuese’ për një ditë

14/08/2013 00:00

Angela Merkel ka lënë për një ditë detyrën e kancelares së Gjermanisë, duke zgjedhur atë të mësueses në një lice të Berlinit.

Në ligjëratën e saj, Merkel ka folur për historinë e Murit të Berlinit, që nga ngritja e deri tek rënia e tij. Kancelarja është pritur me ovacione nga studentët, të cilët kanë kërkuar të bëjnë foto me të.

Muri ndau në dysh Berlinin për 28 vjet, nga 13 gushti 1961 deri në 9 nëntor 1989, kur qeveria e Gjermanisë Lindore dekretoi hapjen e kufijve me Republikën Federale.

Top Channel