Policia: 55-vjeçari u vra aksidentalisht nga i biri

13/08/2013 00:00

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur orët e para të mëngjesit
të së hënës në fshatin Merçi të Lezhës, ku u raportua se një 55-vjeçar u
vra me armë zjarr nga një person që kishte tentuar ta grabiste.

Sipas informacioneve më të fundit të mbledhura nga ana e policisë, 55 vjeçari Preng Doda dyshohet se u vra aksidentalisht nga i biri.

Atë e bir kanë qenë në një stan, ku ruanin bagëtitë dhe 23 vjeçari Edmond Doda ka qëlluar aksidentalisht mbi të atin me kallashnikov.

Sipas policisë së Lezhës ngjarja ka qenë aksidentale, pasi arma e shkrepur nga 23-vjeçari, me të cilën atë e bir ruanin bagëtitë, ka prekur gabimisht të atin e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Edmond Doda ka pranuar ngjarjen në komisariat, 24 orë pasi u raportua se Preng Doda u vra nga një person që kishte tentuar ta grabiste.

Top Channel