I lind fëmija, babai vret veten në maternitet

13/08/2013 18:10

Një baba amerikan vendosi t’i jepte fund jetës, vetëm një orë pas lindjes së gruas së tij, në dhomën e maternitetit në të cilën ajo ishte shtruar.

Në foto, çifti Micheal dhe Kendra Nobles duket vërtet i lumtur dhe lindja e fëmijës së tyre të parë supozohej të ishte një fillim i ri i mrekullueshem në jetën e tyre.

Megjithatë, prej kohësh në depresion, 32-vjeçari Micheal nuk mundi të përballonte presionin.

Pasi asistoi gruan gjatë lindjes, një orë më pas ai e vizitoi atë në repartin ku ishte shtruar dhe pavarësisht momentit të gëzuar, çifti u përfshi në një debat.

I stresuar nga kjo bisedë, bashkëshorti nxorri pistoletën dhe qëlloi veten në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në dhomën e maternitetit.

Top Channel