Seyfried: Shihja pornografi që fëmijë

09/08/2013 09:55

Amanda Seyfried u vesh në rolin e një pornostari, në filmin e saj të fundit, ku luajti rolin e Linda Lovelace, aktores më të famshme dhe pionere të filmave me “pullë të kuqe” në SHBA-në e viteve 1970-80.

Megjithatë, aktorja hollivudiane duket se është futur më shumë seç duhet në këtë botë, duke rrëfyer në një intervistë për portalin amerikan gossip “TMZ” se për herë të parë pa një film pornografik kur ende nuk i kishin rënë dhëmbët e qumështit.

“Mendoj se isha gjashtë vjeç kur kam parë për herë të parë pornografi. Mbaj mend që ajo ishte edhe hera e parë në jetën time që shikoja një organ seksual mashkullor. Sot e di që të shohësh filma të tillë në atë moshë është diçka jashtëzakonisht e gabuar. Mbaj mend që për disa kohë më vonë kisha frikë mos isha sëmurur me AIDS, pasi e dija që transmetohej seksualisht dhe pasi ndoqa filmin, mendoja se edhe unë mund të isha sëmurë”, kujtoi aktorja.

Top Channel