Bale, gjithmonë e më pranë Realit

02/08/2013 18:05

Gareth Bale është gjithmonë e më pranë Realit të Madridit, pasi vendosi që të mos udhëtojë së bashku me skuadrën, në ndeshjen miqësore kundër Monakos.

Sipas mediave britanike, futbollisti ishte i pranishëm të premten në qendrën stërvitore, por ushtroi presion mbi klubin për të mos udhëtuar, pasi dëshiron që të konkretizohet sa më shpejt kalimi tek Reali i Madridit.

Duket se Bale i kërkoi klubit që të merrte një vendim sa më të shpejtë për të ardhmen e tij, ndërsa në rast grumbullimi për miqësoren e Francës, do të deklaronte se ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante.

Të dy klubet, Tottenham dhe Reali kanë gjetur një marrëveshje mbi bazën e 120 milionë eurove, çka do ta shndërronte 23-vjeçarin në blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, por klubi anglez nuk ka kaluar ende hezitimet e tij të fundit.

Nga ana e tij, trajneri Redknapp, ndonëse këmbëngul se ska pasur asnjë ballafaqim të drejtëpërdrejtë me Bale apo përfaqësuesit e tij, ka qenë i detyruar të pranojë se “ka dëgjuar nga burime të ndryshme se futbollisti kërkon të largohet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA