Pas vërejtjes së Montezemolo-s, një vizitë e papritur vendos në ujra të trazuara Ferrari-n dhe raportet me Alonso-n.
Sipas burimeve të “Repubblica”-s, në Maranello ka zbarkuar babai i Hamilton, ish-menaxher i pilotit të Mercedes, tashmë i rikthyer në raporte të mira me të birin.
Ende nuk është qartësuar motivi i ardhjes në Itali, por fjalët e fundit të Leëis për “kokëkuqen” krijojnë shumë dyshime: “Ferrari është dëshira e të gjithë pilotëve”.
Mesazhe në udhëkryq, nga anët e Maranello-s. Nga njëra anë, Alonso ankohet dhe kritikohet menjëherë nga Montezemolo, nga ana tjetër Vettel paralajmëron spanjollin, i etur për t’i rrëmbyer Red Bull-in kampionit në fuqi…
Nëse në ditët e kaluara flitej për një rikthim të Raikkonen te Ferrari, sot hipotezat kanë bërë një kthesë të madhe, me vendosjen e “paqes” me Massa-n dhe me Hamiltonin pilot kryesor.
Leëis, nga ana e tij, siç nënvizojnë mediat angleze, vazhdon t’i dërgojë mesazhe të ëmbra “kokëkuqes”, pa e fshehur aspak interesin e tij. “Ajo që mund të them është se gjatë gjithë karrierës sime, nga “kart” e në vazhdim, Ferrari ka qenë një nga skuderitë kryesore, kështu që është ëndërr e të gjithë pilotëve, mundësia për të garuar me të”, ka deklaruar së fundi piloti i Mercedes.
“Kur të jepet një shans, nuk ka rëndësi ku je, apo çfarë makine drejton. Sheh Ferrari-n dhe mendon ‘interesante!’. Do të luftoja ndaj çdo piloti, kudo dhe në çdo moment”, ka vazhduar më tej Hamilton.
Top Channel