“Audi Cup”, Bayern mposht Sao Paulo-n

01/08/2013 00:35

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është përpjekur të harrojë humbjen në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund, duke fituar 2-0 ndaj Sao Paulo-s.

Ndeshja u karakterizua nga një zotërim i dukshëm i topit në favor të bavarezëve, teksa takimi është vendosur në pjesën e dytë me gola të shënuar nga Mandzukic në minutën e 56 dhe Weiser në fund.

Në golin e dytë të Bayern-it ka kontribuar disi edhe Xherdan Shaqiri, shqiptari me pasaportë zviceriane, i cili lëshoi një gjuajtje të fuqishme me të majtën nga jashtë zone, topi u përplas në traversë dhe më pas u kthye te talenti i ri i bavarezëve, Weiser, që nuk e kishte të vështirë ta shtynte topin në rrjetë.

Në momentet e fundit të ndeshjes, portieri i Sao Paulo-s, 40-vjeçari Rogerio Ceni, ka humbur një penallti, të pritur nga kolegu i tij rival, Manuel Neuer.

Më herët, Manchester City kishte mposhtur 5-3 Milanin në të njëjtin turne, duke përcaktuar kështu finalen e këtij turneu, që do të zhvillohet ditën e enjte, më 1 gusht, mes Bayern-it dhe Man City-t.

Milan e Sao Paulo do të luajnë për vendet 2-3 të “Audi Cup”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA