Thohir: Do kthej Interin e madh

31/07/2013 00:00

“Nuk e di nëse do të arrihet marrëveshja apo jo. Gjithashtu nuk e di se sa kohë do të duhet për këtë marrëveshje, por gjithçka po shkon siç duhet.”

Këto janë fjalët e Erik Thohir, biznesmenit indonezian që kërkon të bëhet pronari i ri i Interit. Duke folur për gazetën e vendlindjes së tij “Republika”, Thohir i premton tifozëve zikaltër që do të kthejë Interin e madh.

“Objektivi është të kthej Interin mes 10 ekipeve më të mira në botë”, premton indoneziani i cili pretendon të marrë 75% të aksioneve të Interit duke zëvendësuar Massimo Morattin si president.

Në lidhje me merkaton, Thohir nuk zbuloi asgjë: “Nainggolan? Nuk jam ende presidenti dhe mendoj se për këto tema mendon trajneri.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta