Reali, tjetër ofertë për Bale

31/07/2013 00:00

Reali i Madridit nuk heq dorë nga objektivi kryesor i kësaj merkatoje që mban emrin Gareth Bale. Mediat britanike flasin për ofertën e fundit të skuadrës spanjolle, që me shumë gjasa do të thyejë rezistencën e Totenhemit.

“The Times” shkruan se oferta e re e Florentino Perez përfshin “një thes me para” plus një lojtar. Emri që qarkullon është as më pak e as më shumë, por Lukas Modriç. Kroati u ble një vit më parë, pikërisht nga Totenhemi për 40 mln euro.

Ideja duket se i ka pëlqyer presidentit të skuadrës londineze. Nga kjo transfertë, me shumë gjasa Totenhem do të përfitonte 120 milion euro plus rikthimin e Modriç, që me londinezët ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer.

Futbollisti është parë në stërvitjen e fundit të Totenhem në Majemi, aty ku i është bashkuar edhe presidenti skuadrës, që pret lëvizjen e radhës nga Madridi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta