Neymar debuton me Barcelonën

31/07/2013 00:00

Blerja e bujshme e kësaj vere e Barcelonës, braziliani Neymar, debutoi në ndeshjen miqësore që katalanasit barazuan 2-2 ndaj polakëve të Lechia Gdansk.

Neymar u bashkua me skuadrën e re vetëm ditën e hënë pas pushimeve më të gjata që iu akorduan pasi luajti në Kupën e Konfederatave.

22-vjeçari hyri në fushë në minutën e 78 duke zëvendësuar Alexis Sanchez, por tifozët nuk e panë dot së bashku me Messin në fushë pasi argjentinasi ishte zëvendësuar më parë.

Trajneri i ri i Barcelonës, Gerardo Martino, nuk udhëtoi në Poloni dhe debutimi i tij në stolin e klubit “azulgrana” do të shënohet të premten, në miqësoren që katalanasit do të luajnë ndaj Santosit në Nou Camp.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta