Juventusi nuk është në shitje, Elkann: Jam krenar që kam qenë aksionar kontrollues për më shumë se një shekull
Juventus kërkon të përforcojë akoma më shumë repartin sulmues. Pas mbërritjes së Tevez dhe Llorente, bardhezinjtë kanë shënjestruar Victor Ibarbon, sulmuesi i ri i talentuar i Kaljarit.
Kolumbiani shihet si një alternativë e mirë në sulm në rast të largimit të Matrit dhe Kualjarelës. Conte sheh tek ai sulmuesin ideal për të vënë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare në momente të vështira me shpejtësinë e tij dhe aftësinë për të luajtur nga krahët.
Por menjëherë në Sardenjë është ngritur muri i mbrojtjes ndaj ofertës së mundshme të bardhezinjve. Presidenti sard vlerëson sulmuesin 15 mln euro, para që Juventusi nuk i ka për momentin.
Kampionët e Italisë për momentin janë duke marrë në shqyrtim ofertat për Kualjarelën dhe Matrin. Me paratë e fituara nga shitja e këtyre dyve, mund të sigurohet shuma e nevojshme për të mbërritur tek Ibarbo.
Top Channel