Honda, CSKA refuzon sërish Milanin

31/07/2013 00:00

CSKA e Moskës ka refuzuar edhe njëherë tjetër ofertën e Milanit për azin japonez të saj, Honda.

Kësaj radhe, sipas mediave sportive ruse, refuzimi ka ardhur për shkaqe teknike dhe jo financiare. Kampionati rus është  duke u luajtur dhe drejtuesit e trajneri i CSKA-së nuk duan të heqin dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, pikërisht në këtë fazë.

Në të tilla kushte, mediat italiane shkruajnë se administratori i deleguar i Milanit ka urdhëruar tërheqjen nga bisedimet për të nënshkruar me lojtarin në janar që do ta bënte japonezin të vishte fanelën kuqezi me parametra zero, pasi i skadon kontrata me moskovitët.

Megjithatë, ka edhe 1 muaj merkato dhe vështirë që Milani të mos e bëjë një tjetër përpjekje për t’u përforcuar që në nisje të sezonit dhe jo në mes të tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta