
Edhe pse pronari i Red Bullit, Dieter Mateschitz, ishte shprehur se pas Cmimit të Madh të Hungarisë do të njoftohej se kush do të ishte zëvendësuesi i Mark Webber për sezonin e ardhshëm, çështja Alonso ka ndryshuar gjithçka.
Christian Horner, shefi i ekipit kampion, takoi para garës së Hungarisë menaxherin e Alonsos dhe duket se i pëlqen mundësia të ketë në skuadër dyshen Vettel-Alonso. Për këtë arsye Red Bulli nuk nxitohet për të marrë një vendim.
“Duam të kemi skuadrën më të mirë të mundshme. Kemi fituar titullin në tre vitet e fundit dhe duam ta fitojmë titullin edhe në tre vitet e ardhshme. Do e vonojmë vendimin tonë për zëvendësuesin e Webber pasi kemi disa opsione interesante që duhet t’i marrim parasysh”, theksoi Horner.
Raikkonen dhe Ricciardo ishin kandidatët kryesorë për një makinë Red Bull, por duket se Alonso është objektivi i vërtetë i kampionëve.
Top Channel