Conte sulmon Mazzarrin dhe Guardiolën

31/07/2013 00:00

Antonio Conte, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka sulmuar trajnerin e Interit (Walter Mazzarri) dhe atë të Bayern Munchen (Pep Guardiola).

Për teknikun zikaltër: “Ka nisur që tani justifikimet për t’i dalë para dështimeve.”
Për atë katalanas, i cili tha se Juventusi është klub i pasur, deklaroi me ironi: “Guardiola ka mbetur në kohën kur ishte tek Brescia. Në fakt ai ka të drejtë që qahet pasi drejton një klub të varfër. Më mirë të shohë skuadrën e tij.”

Në lidhje me blerjet e reja të Juventusit, Tevez dhe Llorente, tekniku italian u shpreh: “Tevez është i jashtëzakonshëm, një profesionist i madh. Llorente është një atlet model dhe ka mentalitetin e duhur.”

Conte mendon se sezoni i ri i Serisë A do të jetë shumë interesant pasi sipas tij, të gjitha ekipet janë përforcuar: “Napoli ka shpenzuar 80 milionë euro dhe ka marrë një trajner si Benitez. Fiorentina dhe Lazio kanë plotësuar organikën dhe kanë ambicie. Ndërsa Milan e Inter do të jenë gjithmonë pretendente.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta