City turpëron Milanin

31/07/2013 00:00

Milani është turpëruar në testin e parë të vërtetë të skuadrës. Kuqezinjtë janë mundur 5-3 nga Manchester City në ndeshjen e parë të vlefshme për Audi Cup 2013.

Mes mungesave të mëdha në mbrojtje, Milanit i janë dashur vetëm 36 minuta lojë për të pësuar plot 5 gola nga City i drejtuar nga Pellegrini.

I pari që hapi serinë e golave ishte David Silva në minutën e 3-të. Në minutën e 19-të Richards dyfishoi, 3 minuta më vonë Kolarov shkund sërish rrjetën e Milanit, ndërsa Dzeko shënoi dy herë radhazi, 33 dhe 37.

Por pa përfunduar mirë gëzimi i golit të pestë në radhët e anglezëve, Milani gjen golin e parë me El Sharauin në minutën e 37-të. Dy minuta më vonë, sërish El Sharaui mposht edhe njëherë tjetër portierin anglez.

2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, i riu Petagna mbyll goleadën e pjesës së parë të takimit.

Në pjesën e dytë skuadrat hynë me shumë ndryshime dhe u tërhoqën disi nga vrulli i 45 minutave të para. Edhe pse kishte disa raste golash, rezultati nuk ndryshoi. City fitoi ndeshjen e parë të Audi Cup me rezultatin 5-3.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta