Politikanët në paraburgim/ Vendimi unifikues: Gjykatat duhet të vlerësojnë personalitetin dhe sjelljen e të akuzuarit para se të vendosin ‘arrestin me burg’ Pak kohë pasi deputetja greke, Maria Janakaqi, kishte kërkuar interpelancë me ministrin grek, lidhur me shpalljen “non grata” të gazetarit të Top Channel, Marin Mema, Zyra Diplomatike e zv/ministrit të Jashtëm ka kthyer një përgjigje zyrtare, duke konfirmuar se gazetari Mema vijon të jetë “non grata”.
Në shkresën e kësaj Ministrie, thuhet: Gazetari Marin Mema ka tentuar, që disa herë të hyjë në territorin e Greqisë për të kryer reportazhe, por pa u pajisur me bazën e nevojshme ligjore për të kaluar kamerat dhe pajisjet, gjë kjo e cila, sipas shtetit grek, e ka bërë atë person të rrezikshëm, duke i ndaluar atij hyrjen në shtetin fqinj për një periudhë të pacaktuar.
Në të njëjtën shkresë, Ministria e Jashtme e Greqisë, sqaron se ky problem qëndron vetëm me gazetarin Marin Mema, pasi për gazetaren maqedonase, Ivana Kostovka, është revokuar masa e ndalimit të hyrjes në shtetin grek.
Ka qenë deputetja e Partisë Dimar, Maria Janakaqi, e cila ka kërkuar shpjegime nga ministri i Rendit publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve për këtë veprim, si dhe për ndalimin e një gazetareje maqedonase.
Në kërkesën për interpelancë, Janakaqi theksonte se “Më 19 gusht 2012, i është ndaluar hyrja në vendin tonë gazetarit të Top Channel, në Tiranë, Marin Mema, pasi emri i tij ishte i shënuar në regjistrin e personave të padëshiruar. Këto veprime bien ndesh dhe shkelin rëndë të drejtat e njeriut, lirinë e lëvizjes së lirë dhe lirinë e shprehjes. E mbi të gjitha lirinë e gazetarëve, duke e shfaqur vendin tonë, në arenën ndërkombëtare, si një shtet të frikësuar. Mbi të gjitha, këto ngjarje krijojnë një klimë negative në marrëdhëniet e Greqisë me këto vende”.
Por, pavarësisht këmbënguljes së deputetes greke dhe të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, gazetari i Top Channel, Marin Mema, vijon të jetë person me rrezikshmëri të lartë për shtetin grek.
Top Channel