Lewandowski: Maksimumin për Dortmundin

30/07/2013 00:00

Robert Lewandowski foli mbi dështimin e transferimit të tij tek Bayern Munchen dhe siguroi tifozët e Dortmundit se tashmë është i përqendruar vetëm tek ekipi aktual.

“Do të jap maksimumin tim për Dortmundin. Nuk më intereson se çfarë ndodhi këtë verë dhe kur zbres në fushë mendoj vetëm për fitoren e skuadrës sime”, tha sulmuesi polak në një intervistë për ‘Bild’.

Lewandowskit i skadon kontrata me Borussia Dortmund vitin e ardhshëm dhe pritet të largohet nga ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp me parametër zero, por para se të largohet, ai ka theksuar se kërkon trofe të tjerë me verdhezinjtë.

“Të shtunën fituam Superkupën e Gjermanisë dhe shpresoj shumë që ky titull të mos jetë i fundit me Borussian për mua”, deklaroi Lewandowski.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta