
Pepe Reina është portieri i ri i Napolit. Spanjolli është huazuar për një vit tek klubi italian nga anglezët e Liverpool-it, skuadër me të cilën Reina ka pasur momentet më të mira të karrierës pikërisht nën drejtimin e teknikut aktual të Napolit, Rafael Benitez.
Me anë të një letre drejtuar tifozëve të “Reds”-ave, Reina shprehu pakënaqësinë ndaj drejtuesve të Liverpool-it.
“Më vjen keq që largohem kështu. Nuk më lajmëruan fare. Gjithsesi, kam fatin që kaloj në një klub tjetër të madh dhe Benitez është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar.”
“I kisha kërkuar drejtuesve nëse Barcelona kishte bërë ofertë për mua pasi doja të kthehesha në shtëpi. Gjithashtu i kisha thënë që do isha i lumtur të rinovoja kontratën, por pa më thënë asgjë e bënë fakt të kryer largimin për tek Napoli”, shtoi Reina, i cili e mbylli letrën duke thënë që tashmë mendon për aventurën e re në një klub ambicioz dhe me Rafa Benitez në krye.
Top Channel