Messi merr çmimin e goal.com
29/07/2013 00:00
Leo Messi ka marrë ditën e hënë çmimin Goal 50, çmim që jepet nga faqja sportive goal.com për lojtarin më të mirë të sezonit.
Argjentinasi i Barcelonës, i cili e ka fituar këtë çmim edhe në sezonet 2008-2009 dhe 2010-2011, ka lënë pas në votime francezin Franck Ribery dhe portugezin Cristiano Ronaldo.
Për këtë çmim votojnë 500 gazetarë të cilët zgjedhin 50 futbollistët më të mirë të sezonit.
Ja 10 lojtarët më të mirë të sezonit 2012-2013 sipas goal.com:
1. Lionel Messi
2. Franck Ribery
3. Cristiano Ronaldo
4. Thomas Muller
5. Arjen Robben
6. Gareth Bale
7. Philip Lahm
8. Thiago Silva
9. Arturo Vidal
10. Robin Van Persie
Top Channel