
Në një kohë kur cmimet për prishjen e kontratave të futbollistëve, sa vijnë e rriten gjithmonë, shumë klube kanë investuar tek zbuluesit e tyre për t’u siguruar talente të rinj.
Sigurisht, njëri prej vendeve që nuk vuan për talente është edhe Brazili dhe asi i fundit premtues nga vendi i sambas mban emrin Cassiano Bouzon, vetëm 12-vjeç.
Ai luan në një prej skuadrave zinxhir në vendlindje. Lëvizshmëria në fushë dhe karakteristikat fizike të tij, ( dhe për më tepër është mëngjerash, ashtu si Leo ) kanë bërë që shumë ta quajnë si Messi i ardhshëm.
E pasi siguroi Messi-n e parë, Barcelona nxitoi të bënte të sajin pasardhësin e tij, duke ditur që vitet kalojnë edhe për argjentinasin, dhe 12-vjeçari do të ishte zëvendësuesi ideal i tij.
Por katalanasit janë përballur me një surprizë të pakëndëshme, refuzimin e 12-vjeçarit që nuk ka pranuar të kalojë në Europë duke thënë se nuk dëshiron të shkëputet prej skuadrës së tij.
Top Channel