Barça, shuhet ëndrra Thiago Silva

29/07/2013 00:00

Paris Saint Germain ka rinovuar kontratën e Thiago Silva-s deri në qershor të vitit 2018 me një rritje page prej 2 milionë eurosh, rritje që e çon pagën e brazilianit në 12 milionë euro në vit.

Sipas ‘L’Equipe’, firma është hedhur javën e kaluar, pas tentativave të Barcelonës për të bindur qendërmbrojtësin të bashkohej me skuadrën katalanase.

Tashmë ish-lojtari i Milanit do të luajë me siguri sërish në Francë duke hedhur poshtë çdo mundësi largimi, të paktën për këtë sezon.

Pronarët nga Katari tashmë po punojnë për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili merr 14 milionë euro në sezon. Mendohet se edhe sulmuesi suedez do të ketë një rritje rroge prej 2 milionë eurosh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta